Nuk ndalen gjobat anti-covid në Durrës, 5 mln lekë për dy politikanë dhe 1 mln për 2 pronarë lokalesh
Vazhdojnë gjobat ndaj politikanëve lidhur më mos respektimin e masave anti-Covid.
Në Manzë dhe Shkallnur të Durrësit janë ndëshkuar dy 2 përfaqësues të subjekteve politike me 5 milionë lekë gjobë.
Po ashtu, është ndëshkuar edhe pronarë lokalesh me 1 milion lekë, ku janë zhvilluar aktivitetet politike dhe ku është tejkaluar ora policore.
“Ndëshkohen me masë administrative 5.000.000 lekë secili, 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti privat në Sukth, i cili lejoi zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij. Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 2 subjekteve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet pas orarit të vendosur për mbyllje. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesin e një subjekti politik në Manzë, shtetasin A. C., dhe përfaqësuesin e një subjekti politik në Shkallnur, Arapaj, shtetasin F. M., të cilët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të MSHMS “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura.” – njofton policia.
Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Sukth, shtetasi F. Ç., i cili ka lejuar zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij, duke shkelur Aktin Normativ.
Policia ndëshkoi me masë administrative me nga 1.000.000 lekë: Shtetasin E. Ç., pronar i një subjekti në lagjen nr. 17, Durrës; Shtetasin Sh. K., pronar i një subjekti në Shijak.