Nuk ndalen, studentët protestojnë para Kuvendit
Pas protestave të një dite më para para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme, studentët sot kanë vendosur që të protestojnë përpara parlamentit, teksa brenda tij mbahet seanca plenare. Para Parlamentit ndërkohë jane mbledhur studentët e parë. Ndërkohë në fakultetin e Shkencave Sociale, Shkencat e Natyrës, Juridik dhe Histori-Filologji vijon bojkoti i mësimit, ku tashmë të rinjve u janë bashkuar dhe pedagogët. Studentët vazhdojnë ti qëndrojnë kauzës së tyre për plotësimin e 8 kerkesave, për arsim cilësor.
KOHA JONË SONDAZH

