Nuk ndalen tërmetet, goditje të tjera në Gjirin e Lalëzit

Nuk kanë ndalur për gjithë natën lëkundjet e tokës, pas goditjes së fortë të regjistruar paraditen e djeshme, që shkundi Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit, duke lënë pas panik dhe ankth.

IGJUEM ka regjistruar së paku 6 goditje tërmeti, duke nisur nga ora 00:48 e datës së sotme, ndërkohë që e fundit lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 04:33 të mëngjesit të sotëm, me magnitudë 3.1, dhe me epiqendër në Detin Adriatik, Gjiri i Lalëzit.

Por lëkundjet kanë vijuar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit, ku është ndjerë  një lëkundje 2.4 ballë në afërsi të Gjirit të Lalëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmetet kanë vijuar dhe  në orët e drekës, ku sipas IGJEUM lëkundja e fundit që është në orën 11.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy tërmetet e fundit kanë qenë me intensitet më të lartë, dhe kanë arritur në 3.5 ballë.

termetet

Ja tabela me oret e termetit, epiqendrat dhe magnitudat

termeti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?