Nuk ndalen tërmetet në Korçë, brenda 24 orësh …

Mbi 10 lëkundje sizmike janë regjistruar që nga mbrëmja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rajonin e Korçës.

Epiqendrat e lëkundjeve sizmike kanë qenë rreth 16 km në juglindje të qytetit.

Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë me magnitudë nga 2.2 deri 3.7 të shkallës Rihter dhe nuk janë shënuar dëme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa kohë më parë rajoni i Korçës u trondit nga disa tërmete të fortë të cilat shkaktuan dëme në dhjetëra shtëpi dhe 4 të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fshati më i prekur nga tërmeti ishte Floqi ku u dëmtuan mbi 100 shtëpi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?