Nuk ndalen zjarret në Nikolicë të Devollit, ka rrezik përhapje

Vazhdojnë zjarrin në malin e Nikolicës në zonën e Devollit duke rrezikuar kështu përhapjen e mëtejshme.

Përhapja rrezikon më së shumti edhe pyjet e fshatit Kozel. Prej dy ditësh janë në terren 40 punonjës të bashkisë, zjarrfikës e të shërbimit pyjor të cilët po merren me izolimin e flakëve, që tashmë kanë përfshirë pyjet me ah, dushk e pishë.

Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikës, ndaj edhe për këtë autoritetet lokale kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?