Nuk ndalet droga shqiptare, sekuestrohen 45 kg në Athinë
Aktualitet E Enjte, 5 Gusht 2021 15:05
Në një automjet në lagjen Peristeri janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg marijuanë.
Në pranga policia greke ka vënë drejtuesin dhe pasagjerin, shqiptare 25 dhe 41-vjeç.
I arrestuar është edhe pronari i mjetit, shqiptar 49-vjeç. Ata dyshohen pjesë e një grupi të organizuar kriminal.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe 1650 euro, 2400 lek të reja shqiptare, 3 automjete, 4 celulare.
KOHA JONË SONDAZH

