Nuk ndalet koronavirusi në Krujë, punonjësja e fasonerisë infekton edhe të afërmit

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i testimeve në Krujë, një nga vatrat më të mëdha të infeksionit në Shqipëri, ku vihet re një ulje të numrit të të prekurve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë konfirmuar pozitiv nga 73 teste të kryera, 3 qytetarë! Bëhet fjalë për një punonjëse të fasonerisë në Krujë dhe 2 persona kontakti. Nisur nga kjo situatë, pra një ulje të ndjeshme të kurbës së të infektuarve, kompanitë fasone kanë nisur punën.

Me 3 rastet e reja të konfirmuara gjatë 24 orëve, shkon në në 119 numri i të prekurve, megjithatë kjo shifër pritet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, në buletinin ditor. Ajo që vihet re është se të infektuarit janë nga mosha 2-77 vjeç.

SHKARKO APP