Nuk ndali dasmat paçka gjobave, arrestohet pronari i lokalit. I proceduari i parë sipas Kodit Penal

Dëshira e çifteve për një dasmë me miq dhe farefis edhe pse në kohë pandemie dhe tundimi i pronarëve të lokaleve për të shtuar fitimet në dhjetëra raste ka rezultuar më i madh se frika e të dy palëve nga situata. Pandemia e Covid-19 vijon që të jetë agresiv në vendin tonë dhe këtë e tregojnë shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Një 52-vjeçar, pronar i një lokali në Durrës, është arrestuar pasi ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat anti-covid, duke organizuar dasma në ambientet e aktivitetit të tij. 52-vjeçari S.P, është gjobitur dy herë me nga 1 000 000 lekë si dhe i ishte pezulluar aktiviteti për 6 muaj, por sërish nuk është bindur që masat anti-covid duheshin zbatuar duke vijuar të organizonte sërish dasma. Gjatë kontrollit të policisë, edhe pse aktiviteti i tij ishte i pezulluar, ai është gjetur duke organizuar sërish ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Shkelja e përsëritur e protokolleve të sigurisë ka bërë që 52-vjeçari të arrestohet në flagrancë. Për rrezikshmërinë e virusit dhe zbatimin e detyrueshme të protokolleve për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duket se ka ende persona të pandërgjegjësuar, që vijojnë të mos zbatojnë rregullat pavarësisht paralajmërimeve dhe gjobave të vendosura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?