Nuk ndalojnë aksidentet/ Makina përfundon në Lanë, përplas një këmbësor
Pas aksidentit tragjik në Vlorë, një aksident tjetër është regjistruar, këtë herë në Tiranë pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re, në bulevardin “Bajram Curri”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të Lanës. Drejtuesi i automjetit tip BMW, shtetasi me iniciale M. H., ka humbur kontrollin, ndërsa ka përplasur edhe një këmbësor, shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.