Nuk ndalojnë hetimet për ministrinë e shendetsisë

 

 

Krahas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tenderat dhe koncesionet e Ministrisë së Shëndetësisë po hetohen edhe nga prokuroria e Tiranës. Janë dy hetime të veçuara për raste të ndryshme, por që në thelb kanë të njëjtin dyshim: në Ministrinë e Ilir Beqajt është abuzuar me tenderat publikë e koncesionet. Tre janë koncesionet që po hetohen me iniciativë nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Ndërsa prokuroria e Tiranës po heton disa tendera të blerjes së ilaçeve. Hetimet këtë herë kanë nisur me referim.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që pas një kontrolli ka ngritur dyshimet se tenderat e ilaçeve kalonin nga “një dorë drejtorësh e krerë spitalesh” që favorizionin kompani pranë tyre në garë, duke shkelur barazinë në tendera. Gazeta Shqip shkruan se cështja nuk është regjistuar ende me emra personash, pasi po verfikohen materialet e KLSH dhe po priten materiale edhe nga disa institucione të tjera. Burime të prokurorisë i kanë thënë gazetës se po hetohen edhe “procedurat e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Meqaj, të datës 21 prill të vitit 2014, kur ai vendosi të modifikojë dokumentet e tenderit për barnat për sëmundjet tumorale, përfshirë edhe herceptinën. Ky vendim hasi në kundështinë e kompanive farmaceutike dhe ka dyshime të forta për për parregullsi, të cilat mund të vërtetohen nga dokumentet e sekuestruar.

Opozita e ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë si “kryehajdut”. Kompania që ai kishte krijuar në vitin 2004, Intech + thuhet se ka fituar 10 milionë euro në 28 tendera që kur socialistët erdhën në pushtet. Beqja është mbrojtur duke thënë se ai nuk ka më aksione në këtë kompani që nga viti 2013 kur u rizgjodh deputet. Atij iu hoq një herë mandati, pasi PD zbuloi se ai kishte fituar tendera publikë nga Bashkia e Durrësit, duke patur njëkohësisht mandatin e deputetit, çka është në kundërshtim me kushtetutën.

Ilir Beqja e sheh sërish veten në vështirësi me tenderat publikë. Por këtë herë llogaritë duhet t’i bëjë me prokurorinë që, siç duket, u ka hyrë me themel të gjitha tenderave e koncesioneve të përfolura për shkelje ligji e favorizime. Mandatin e deputetit ai e ka dorëzuar vullnetarisht pak kohë pas marrjes së detyrës, bashkë me të gjithë ministrat e tjerë (përjashtuar Shkëlqim Canin). Kur u pyet nga disa gazetarë për nisjen e hetimit nga Prokuroria e Përgjithshme, Beqja refuzoi të përgjigjej. Ministri po kërkon të lërë përshtypjen se po e pret i qetë hetimin, por ai është “zhdukur” këto ditë nga ekranet televizive.

Së fundi ai është akuzuar nga media se ka favrozizuar kompaninë farmaceutike “Profarma” të deputetit Tom Doshi. Një listë e Lista e  siguruar ekskluzivisht nga HashtagAL, tregon se medikamentet kryesore të kësaj kompanie janë shpallur si “alternativë e parë” nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2015. Dhe sipas këtij protali, kjodo të thotë se këto medikamente kanë qenë më të favorizuarat për të përfituar nga skema e rimbursimit të ilaçeve.

 Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi hetimet pikërisht pas referimeve në media. Njësia antikorrupsion, përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë, e regjistroi procedimin për 3 koncesione, hetim ky që pritet të shtrihet në të gjithë piramidën drejtuese të ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë edhe ministrin Ilir Beqaj, shkruan edhe laps.al. Kryeministri Rama ka refuzuar të komentojë hetimet e nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në një prej ministrive më të rëndësishme të kabinetit të tij, atë dikaster të ngarkuar për të zbatuar premtimin e shëndetësisë falas. Ai ka thënë pas marrjes së mandatit qeverisës se do t’i largojë ministrat nga detyra vetëm në rast se përfshihen në ndonjë skandal. A do ta nxjerrë ai Ilir Beqajn jashtë qeverisë kur gjithnjë e më shumë flite se nga ministria e tij u janë dhënë koncesione kompanive që nuk kanë snjë lidhje me shëndetësinë? Kryeministri po pret hetimet e prokurorisë që deri tani nuk e ka marrë Beqajn të pandehur. Por duke e mbajtur atë në postin e ministrit ai po i jep atij imunitet politik dhe i përçpn indirekt edhe një mesazh prokurorisë, se ai nuk i lëshon kollaj të besuarit, aq më tepër kur dyshohet se kanë favorizuar klientë personalë të tij. 

SHKARKO APP