Nuk ndalojnë lëvizjet në qeveri, Shkreli largohet dhe emërohen dy zv/ministra të rinj

Bashkë me ndryshimet në drejtimin e dy ministrive, kryeministri Edi Rama ka firmosur sot dhe disa ndryshime në nivelin e zv.ministrave. Kreu i qeverisë ka firmosur sot largimin e një prej bashkëpunëtorëve të tij të vjetër nga posti i zv. ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në vend të Artan Shkrelit në vend të tij është emëruar Gjergji Simaku, duke e lënë sërish këtë ministri me katër zv.ministra.

Po sot është firmosur dhe për largimin e Sokol Dedja nga posti i zv/ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, duke e lënë këtë dikaster aktualisht me vetëm një zv.ministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nuk ka emëruar zëvendësues për të, por ka emëruar një tjetër zv/ministër të Brendshëm, ku bashkë me Andi Mahila ky dikaster bëhet me katër zv. ministra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?