Nuk ndalojnë termetet në Itali
Tërmetet vazhdojnë në Italinë Qëndrore, në rajonin e Rietit. Afro 40 lëkundje toke u regjistruan gjatë natës. Tërmeti më i fortë u shënua në rreth orës 6.30 në Amatrice, me manjitudë 4.8 në shkallën Rihter. Disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti që ra gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, u rrëzuan plotësisht. Numri i viktimave të kësaj fatkeqësie natyrore është rritur sërish. Shifrat zyrtare flasin për 267 të vdekur dhe 387. Nën rrënoja, autoritetet thonë se mund të ketë të tjera viktima.

