Nuk ndalon trafiku i kanabisit nga Shqipëria në Greqi
Sërish një ngarkesë prej 81 kg u sekuestrua mëngjesin e së premtes në Kostur, gjatë një aksioni të departamentit të antidrogës së Kosturit, në një automjet që drejtohej prej një 32-vjeçari shqiptar, i cili fillimisht refuzoi të ndalojë për kontroll prej policisë, e cila kishte informacion për transportin e lëndës narkotike.
Në bagazhin e automjetit u sekuestruan 81 kg kanabis, ndërsa në një tjetër automjet u arrestuan dy femra, një shtetase greke 52-vjeçare dhe një 23-vjeçare shqiptare, anëtare të së njëjtës organizatë të trafikut të lëndës narkotike.
Një ditë më parë, policia greke ndaloi dy ngarkesa të tjera 131 dhe 35 kg kanabis, ndërsa vetëm javën e fundit nga kufiri shqiptar kanë hyrë në Greqi gati 800 kg kanabis, kurse autoritetet shqiptare ndaluan më shumë se 1 ton kanabis në Kapshticë.
Autoritet greke shprehen të habitura me sasitë e medha që vazhdojne vijnë nga brendësia e kufirit shqiptar por edhe me çmimin ende të lirë që kjo lloj lënde narkotike, ka ende në piacën e narkotikeve të Athinës, megjithë njoftimet e palës shqiptare se gjatë 2018 nuk pati pothuaj fare kanabis në teritorin shqiptar. Në këto rrethana, dy janë mundësitë: Ose ministria e Brendeshme shqiptare nuk ka mundur të bllokojë tërësisht kultivimin e kanabisit ose në depot e trafikantëve, mbeten ende gjendje sasi të medha prej viteve të kaluara.
KOHA JONË SONDAZH

