“Nuk ndihem mirë kur shoh të majtë në burg”, Majko: Veç ata po e shkelin ligjin?

“Sot dëgjuam njerëz që e meritojnë atë që u është besuar”,-tha deputeti socialist Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit. Ai deklaroi se raportuesit e sotëm në Kuvend janë përfaqësues të shpresës publike për zbatimin e ligjit duke nisur nga vetë salla e Parlamentit.

“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”,-tha Majko.

Përpos fjalëve të mira për punën e bërë deri më tani, deputeti kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të mos u kthehet traditave të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që marrëdhënia me Prokurorin e Përgjithshëm të mos ajo si ajo e një çifti të divorcuar.

SHKARKO APP