Nuk paguan borxhin dhe Greqia kërkon një tjetër borxh prej 29 miliardë eurosh!

 

 

Greqia nuk paguan 1,6 miliard borxh dhe kerkon perseri borxh! Orë dramatike në Greqi dhe në gjithë Eurozonën, ndërsa sonte në mesnatë skadon afati për pagesën e këstit të radhës te FMN-ja. Ministrat e Financave të Eurozonës do të mbajnë një konferencë telefonike në orën 19:00 për të diskutuar propozimet e reja të Greqisë për zgjidhjen e krizës së borxheve.

Kryeministri Tsipras ka propozuar një marrëveshje dy-vjecare brenda euros për Mekanizmin e Stabilitetit Evropian (ESM), që kjo e fundit të mbulojë plotësisht nevojat financiare dhe ristrukturimin e borxhit.  Tsipras kërkon një borxh të ri prej 29 miliardë dollarësh deri në vitin 2017.

Ky borxh do të përdoret për ristrukturimin e borxhit ekzistues, të jashtëm e të brendshëm derisa Greqia të ketë qasje në tregjet financiare ndërkombëtare. Ndërsa presidenti i KE-së, Zhan-Klod Junker ka bërë këtë ofertë për Greqinë: Athina të pranojë tekstin e propozimeve të kreditorëve, Tsipras të bëjë thirrje që populli të përgjigjet me një “po” në referendum, të pranohet një ndryshim i tekstit që lidhet me TVSH-në e hoteleve dhe nëse këto kushte pranohen, të thirret mbledhje urgjente e Eurogrupit

Sa i përket propozimit të Tsipras, kancelarja gjermane Merkel ka thënë se s’ka konsultim para referendumit. Kreditorët ndërkombëtarë kanë deklaruar se nuk do të zhbllokojnë fondet e ndihmës derisa Greqia të zbatojë reformat e kërkuara. Mediat në përgjithësi shfaqen kritike ndaj këtij propozimi të ri të Tsipras për të marrë sërish borxh. 

SHKARKO APP