Nuk përfituan subvencionim nga shteti, ankohen fermerët e zonës së Portëzës në Fier

Fermerët në zonën e Portëzës në Fier thonë se nuk kanë përfituar subvencionim nga shteti, edhe pse kanë investuar shumë para për ndërtimin e serave. Ulja e çmimeve në treg nga grumbulluesit, ka bërë që fermerët të mos nxjerrin fitime duke u përballur me humbje.

Një prej tyre i kthyer pas emigrimit në Greqi thotë se ka investuar rreth 100 mijë euro për ndërtimin e 1 hektarë serave.

E kontaktuar nga “News24”, Drejtoria e Bujqësisë në Fier pranon situatën e krijuar, e cila sipas këtij institucioni ka ardhur si pasojë e shtimit të sipërfaqeve të serave nga fermerët, dhe një rritje të prodhimit, favorizuar edhe nga kushtet klimaterike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grumbulluesit ua marrin fermerëve 30-50 lekë një kg domate, ose 100 lekë tre kg. Çmimi i fruta-perimeve është 60% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si dhe më e ulët se periudha e stinës së verës që është edhe piku i prodhimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, edhe pse ka një ulje drastike çmimit të fruta perimeve në këtë periudhë, ky çmim nuk reflektohet tek konsumatori, i cili e blen në treg domaten, kastravecin me çmime që nisin nga 1000 lekë për kg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?