Nuk përgjigjej prej dy ditësh në telefon, zjarrfiksësit e Elbasanit hyjnë nga dritarja dhe e gjejnë pa jetë

Një ngjarje e pazakonte është regjistruar mbremjen e djeshme në lagjen 5 maji në Elbasan, 100 metra larg Gjykatës së Re Elbasan.

Sipas burimeve një grua e moshuar e quajtur, Kadrije Arapi 70 vjeçe, e cila jetonte e vetme ka humbur jetën.

Mendohet që gruaja kishte disa ditë e pafuqishme  dhe nuk i është përgjigjur telefonatave të të birit.

Pasi nuk është përgjigjur në telefon, djali ka shkuar tek shtëpia e nënës, ku sërish nuk është përgjigjur dhe nuk i është hapur dera.

Në vendngjarje ka shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikësja.

Ende nuk është e qartë çfarë ka ndodhur, për të moshuarën që jetonte në katin e pestë.

Në bisedë me fqinjët mësohet se e moshuara kishte qenë e pafuqishme dhe ka hamendësime për koronavirus.

Banesa e të ndjerës është 100 metra larg lokalit pranë gjykatës së re Elbasan që u quajt nga Drejtoria e Shëndetit publik “Vatra e nxehtë e Koronavirusit” në Elbasan./abcnews.al

SHKARKO APP