Nuk përmbahen vlonjatët, dy persona mbeten të plagosur pas sherrit
Një sherr mes disa personave ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve të ftohta në Vlorë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burime bëjnë me dije se njëri prej personave të dëmtuar është nisur drejt spitalit të Vlorës me makinë private, ndërsa tjetri është në pritje të autoambulancës.
Të njëjtat burime sqarojnë për Faxweb.al se personat e plagosur janë të moshave të reja, dhe se sherri ka nisur për motive banale mes tyre.
Mësohet se ata kanë qëlluar me xham prerës ndaj njëri tjetrit, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.