“Nuk po luanin counter-strike”, shpërthen gazetari: Klodian Rasha u vra për herë të dytë sot nga Rama

Gazetari, Dritan Laci, e ka konsideruar vrasje për të dytën herë të Klodian Rashës vendimin e qeverisë për ti mbyllur gojën familjes me pensionin në një moment kur ende drejtësia nuk është shprehur me vendim të formës së prerë për ngjarjen.

Sipas tij, sakohë polici nuk është shpallur fajtor, dëmshpërblimi është i pabazuar në ligj dhe e bën nul VMK.

Nga ana tjetër, vijon gazetari, fakti qe Rama e quan vrasje aksidentale, ndikon drejperdrejte ne vendimin e drejtesise.

Laçi: Ne nje vendim qeverie qe eshte botuar ne Fletoren Zyrtare, Rama ne nxitimin e tij te lige per te mbyllur gojen e familjes, e ka certifikuar vrasjen e Klodian Rashes, si humbje aksidentale.

Ky certifikim eshte bere ne vendimin per ti dhene pension social familjes dhe vjen ne nje moment kur drejtesia nuk eshte shprehur me vendim te formes se prere per ngjarjen. Sa kohe qe polici nuk eshte shpallur fajtor, cdo akt demshperblimi eshte i pabazuar ne ligj. Dhe qe ketu ky vendim eshte nul. Fakti qe Rama e quan vrasje aksidentale, ndikon drejperdrejte ne vendimin e drejtesise.

Pasi polici dhe Klodiani nuk po luanin counterstrike. Por njeri ishte ne detyre dhe tjetri u vra nga nje punonjes i shtetit. Une e nuk e di se cfare do beje familja. Por me shpalljen e vendmit te formes se prere te gjykates, atyre u takon te kerkojme dem pasuror, te cilit do ja vendosin vete cmimin dhe me pas gjykata ne nje ceshtje te hapur nga ata vete do vleresoje nese eshte e drejte apo jo.

E fundit pensioni qe ka marre sot familja, mund te rrezohet me vebdimin e Gjykates. Nese Gjykata me te gjitha gjasat vendos qe polici eshte vetembrojtur, atehere familja nuk perfiton as pensionimin, madje eshte e detyruar te ktheje pensionin e marre. Ndaj une u bej thirrje te jene te kujdesshem dhe te presin vendimin e formes se gjykates.

Edi Rama e di se ca ben, dhe nuk te jep kot para. Ai thjesht po perpiqet te kaloje zjarriin qe krijoi vete. Ne njeren po kerkon te shpetoje policin dhe ne krahun tjeter ti mbylle sa me shpejt gojen familjen.

SHKARKO APP