“Nuk po vaksinojmë Bujar Nishanin”, Rama flet për vaksinimin e personaliteteve

Kreu i qeverisë Edi Rama nuk tregohet fare modest kur thotë se Shqipëria e ka nisur procesin e vaksinimit më shpejt se shumë vende të rajonit, në sajë të aftësisë së tij për të lypur. Duke iu referuar Izraelit, Rama tha se ai po ecën me hapa më të shpejtë se gjithë të tjerët, për shkak se ka parapaguar vaksninën, atëherë kur ato nuk ishin miratuar ende për përdorim.

Sa i takon vaksinimit të personaliteteve, Rama hodhi poshtë akuzat për gjenocid, pasi sipas tij me kalimin e ditëve do të vaksinohen të gjithë persont mbi 80 vjeç.

Nuk them hajde të marrim Bujar Nishanin dhe ta vaksinojmë, një filozof që shfaqet me qendrime herëpashere e quante këtë gjenocid”.

SHKARKO APP