Nuk pranoi mandatin, kandidatja e PD në protestë: E refuzova se dua përfaqësues të denjë në parlament
Ndërsa seanca plenare ka nisur si zakonisht dhe jashtë saj qindra qytetarë protestojnë krah opozitës së bashkuar, kandidatë të listave zgjedhore që kanë refuzuar mandatet kanë nisur të parët fjalimet.
Benardeta Syku, kandidate në listat zgjedhore të PD në qarkun e Shkodrës elektrizoi turmën, teksa tha se nuk e pranoi mandatin e deputetes me argumentin se nuk mund të rreshtohej krah një parlamenti të kriminalizuar.
“Po rreshtohem me parimin dhe aspiratën ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Jam në krahun tuaj se e dua Shqipërinë me votën e lirë dhe jo mandatin, sepse dua përfaqësues të denjë në një parlament të pastër dhe jo mandatin. Jam sot në krah të shqiptarëve të lirë sepse paraardhësit e mi u dergjën në kampet e internimit, ndaj kurrsesi nuk do pranoja mandatin”, tha kandidatja nga Shkodra.
KOHA JONË SONDAZH

