Nuk pranuan denoncimin e përdhunimit, referohen në prokurori materialet për 3 punonjës policie
Referohen në prokurori materialet për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për shpërdorim detyre.
Policitë e komisariatit nuk i kanë pranuar denoncimet në lidhje me përdhunimin e 17-vjeçares.
3 punonjësit e policisë së Sarandës që akuzohet për shpërdorim të detyrës, janë:
– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Më herët Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka lënë në burg pa afat Barjam Tushën, për veprën penale abuzim seksual me të mitur, teksa 17-vjeçarja e abuzuar është dërguar për rehabilitim.