Nuk pushojnë tërmetet, nga një në çdo orë (FOTO)

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar tërmete të fuqishme, të cilët nuk ishin hasur prej shumë vitesh në Shqipëri. Lëkundjet më të mëdha u ndjen rreth orës 11:00, ku sipas të dhënave tërmeti kishte intensitetin 5.1 gradë të Shkallës Richter.

Ndërkohë në çdo orë, qendrat sizmike në Shqipëri dhe qendrat rajonale kanë regjistruar lëkundje serioze që kalojnë 3.5 gradë të Shkallës Richter.

Qendra Europiane e Tërmeteve raporton për të paktën 5 tërmete më mbi 3 ballë, të cilët konsiderohen serioz. Ndërkohë lëkundje të tjera, nën këtë nivel ka pasur mbi 40 gjatë orëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmeti më serioz pati epiqendër në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Lëkundja e parë u shoqërua me dy të tjera të një intesiteti pak më të ulët, ndërkohë që sipas sizmiologëve shqiptarë janë regjistruar mbi 22 lëkundje deri 45 minuta pas së parës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tërmeti u ndje jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por dhe në qytete të tjera të vendit, ku janë rregjistruar dhe dëme të lehta në disa banesa. Ndërkohë që lëkundjet shkaktuan panik mes qytetarëve. Ishin të shumtë ata që zgjodhën të braktisnin shtëpitë apo zyrat për të qëndruar jashtë në mjedise të hapura.

Një tjetër tërmet ka lëkundur Tiranën, në orën 15:34 të ditës së mërkurë. Edhe pse me intensitet më të ulët se ai i orës 11:01, tërmeti është ndjerë në kryeqytet. Tërmeti i fundit ishte i magnitudës 3,5, me një thellësi 5 km dhe epiqendër 21 km në veriperëndim të Tiranës.

Në foto: Me pika të kuqe zonat ku janë regjistruar tërmetet gjatë ditës së sotme

Në foto: Lista e tërmeteve të fundit me lëkundje të mëdha, të regjistruara nga Qendra Europiane e Tërmeteve

Në foto: Tërmetet që kanë rënë gjatë ditës së sotme në rajon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?