Nuk respektoi heshtjen zgjedhore, KQZ gjobit me 2 milionë lekë RTSH 2
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 2 milionë lekë Radio Televizionin Shqiptar, pasi, kanë transmetuar reklama politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore.
Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
“2 milionë lekë gjobë për RTSH, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.