”Nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi”, media shkrim kundër shqiptarëve
”Newsbomb.gr”, një media greke i ka kushtuar një shkrim festimeve të shqiptarëve në Athinë, kryesisht në sheshin “Sintagma” me rastin e festës së Pavarësisë. Në shkrim thuhet se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, i cili vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Ramës në shtetin grek. Më tej, në artikull nënvizohet se nëse grekët do të festonin në Tiranë, “do të arrestoheshin dhe burgoseshin pa u gjykuar”. Në shkrim pretendohet se të rinjtë shqiptarë kanë thirrur në sheshin e Athinës “UÇK” dhe “Shqipëri etnike”.