“Nuk të donim të plagosur”, Rama komunikon me Brataj: Më i fortë do dalësh
Kryemintri Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje online me Komitetin Teknik të Ekspertëve anti-COVID 19.
Mes pjesëmarrësve në dëgjesë, ishte dhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj, i cili pas infektimit me koronavirus konfirmoi se është drejt shërimit të plotë dhe se i ka mbetur vetëm pak kollë.
Brataj: Jam më mirë, më ka mbetur vetëm pak kollë. Jam gati për betejën. Po pres tamponin dhe do të paraqitem përsëri në betejë.
Rama: Të presim por mos u ngut. Duhet të garantohesh që je në rregull dhe pastaj të vish në vijën e frontit. Kjo është prova më e vështirë që ka bërë Urgjenca Kombëtare. Jemi krenar për drejtimin tënd. Nuk të donim të plagosur por çfarë nuk të vret të forcon. Më i fortë do të dalësh nga kjo.
Brataj: Do ta vazhdojmë punën nga këtu patjetër.