Nuk u pa live/Rama: Jam këtu me një mik të veçantë, do të investojë 2 mld euro në Portin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Kukësit, gjatë fjalës tha se bashkë me të ndodhej edhe Mohamed Alabbar, Presidenti i Emaar group që do të ndërtojë Portin e Durrësit.

Teksa fliste për të nga Kukësi, Rama e konsideroi një mik të të gjithë shqiptarëve dhe tha se kishte marrë pjesë edhe në inagurimin e aeroportit të Kukësit, por kamera nuk e fokusoi askund.

Por ku ndodhej vërtet Mohamed Alabbar? Pse u mbajt i fshehtë?

”Nga ana tjetër unë këtu kam shansin të jem me dikë që është një mik i çmuar jo vetëm për mua por edhe i të gjithë shqiptarëve. Është një nga njerëzit më të afërt të Princit të Kurorës, me të ne do të bëjmë edhe Portinë e Durrësit, portin turistik më të madh të mesdheut, që nuk është më një dëshirë apo një ide, por është një plan ndërtimi dhe që do të nisë në pak muajt e ardhshëm. Brenda muajit qershot do të jemi në kantier dhe janë dy miliardë euro që do të investohen”,-tha Rama.

SHKARKO APP