Nuk u paraqit në SPAK, Berisha: Nëse e bëja do të krijoja precedent, një gjëmë për vendin
Sali Berisha thotë se nuk ka zbatuar vendimin për t’u paraqitur në SPAK pasi në këtë mënyrë do të krijonte një precedent të rrezikshëm për vendin. Në emisionin “Opinion”, Berisha theksoi edhe se masat e sigurisë ndaj tij ishin anti-kushtetuese pasi nuk kishin marrë autorizimin nga Parlamenti. Po ashtu, ai tha se ashpërsimi i masave të sigurisë është i paligjshëm pasi bazohet mbi një vendin anti-kushtetues.
”Vendimi i paraqitur nga skapistët e partisë në Parlament është një akti turpshëm, i pashembullt. Nuk kanë shkuar në Parlament për të kërkuar, si thotë rregullorja, autorizimin për kufizimin tim të lirisë, por kanë shkuar për të rënduar masat të cilat i vendosën në mënyrë anti-kushtetuese.
Nëse Kushtetuta përcakton se nuk mund të hiqet liria e deputetit pa marrë autorizimin e Parlamentit dhe askush nuk mund të ndalohet për të lëvizur jashtë shtetit. Kjo mund të bëhej vetëm nëse merrej autorizimi nga Parlamenti. Janë përpjekur të fshihen se nuk është heqje lirie. Nëse unë e zbatoja, unë mbështes një grusht shteti brenda shtetit. Nuk mund të pranojë kurrë shtruarjen e kushtetueses në tavolinat e prokurorit dhe gjykatësit.
Qëndrimi i im ka qenë ky, nuk legjitimoj kurrë një akt të marrjes së pushtetit. Nëse unë legjitimoj këtë unë i bëj një gjëmë këtij vendi për dekada. Nëse unë krijoja precedentit i jepja mundësi çdo autokrati që të eliminonte në këtë mënyrë kundërshtarin politik. Ajo është një atentat i rëndë ndaj rendit të një shteti”,-tha Berisha.