“Nuk ulemi me Ramën kryeministër”, Duka: Më duket sikur ka qenë lojë fjalësh

Kreu i PAA-së, Agron Duka i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tha se kërkesa e opozitës për t’u ulur në tryezë pa Ramën kryeministër, i është dukur thjeshtë lojë fjalësh.

Gjatë gjithë kohës është kërkuar që të bëhen zgjedhje të parakohshme. Të kalohet në zgjedhje të parakohshme pasi të bëhet reforma zgjedhore dhe me një qeveri teknike. Problemi që ulemi me Ramën në tryezë, apo nuk ulemi me Ramën në tryezë kjo mua më duket sikur ka qenë lojë fjalësh gjithë kohën. Ramën si personazh e kam thënë që nëse unë do jem pjesë e opozitës ulem prapë siç jam ul si kryetar, por gjithmonë për të bërë hapat që të kalojmë në qeveri teknike dhe në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Agron Duka.

SHKARKO APP