Nuk ulen shifrat, 3 viktima dhe 281 raste të reja nga Covid-19 në 24 orë

Pandemia e Covid-19 në Shqipëri ditët e fundit ka regjistruar shifra të larta dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën nuk e kanë fituar tre pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 61-vjeçar nga Lezha, një 81-vjeçare nga Tirana, një 87-vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”,.-thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediet.

Nga ana tjetër, mësohet se po në 24 orët e fundit, janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga Covid-19. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 151 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 18 raste në Fier, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Pogradec, 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë, 5 raste në Kavajë, Kamëz, 4 raste në Berat, 3 në Devoll 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik, 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq”, informon më tej Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,mbyllet deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19-Statistika (18 Tetor 2020)

Testime totale 107,369
Raste pozitive 17,055
Raste të shëruara 10,071
Raste Aktive 6,533
Humbje jete 451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3281
Durrës 653
Shkodër 452
Fier 383
Korçë 397
Lezhë 338
Elbasan 279
Vlorë 233
Berat 191
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 77

SHKARKO APP