Nuk ulet bilanci i rëndë, 19 viktima dhe 892 raste të reja në 24 orë

Vijon që të rritet bilanci i jetëve të humbura nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 19 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1835. ”10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3369 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 892 qytetarë. ”374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 732 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,027 vaksinime. ”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19”,-mbyll njoftimin Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (2 Mars 2021)

Raste të reja ditore 892
Të shëruar në 24 orë 760
Të shtruar në spitale 650
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3369
Testime totale 472,868
Raste pozitive 108,823
Raste të shëruara 71,173
Raste aktive 35,815
Humbje jete 1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23123
Fier 2657
Vlorë 1789
Durrës 1651
Shkodër 1357
Gjirokastër 1140
Elbasan 917
Korçë 865
Berat 840
Lezhë 790
Dibër 347
Kukës 339

SHKARKO APP