Nuk ulet numri i viktimave nga virusi, 15 jetë të humbura në 24 orët e fundit
Beteja e të prekurve me Covid-19 që janë të shtruar në spitale është e madhe, pasi shifrat e jetëve të humbura vijojnë të jenë të larta. Sipas MInistrisë së Shëndetësisë, jetën në 24 orët e fundit e kanë humbur 15 pacientë. ”4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3001 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë. “188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Vijon procesi i vaksinimit anti-covidnë qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Ministria u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19.
Statistika
Raste të reja ditore 543
Të shëruar në 24 orë 578
Të shtruar në spitale 485
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3001
Testime totale 514,076
Raste pozitive 118,017
Raste të shëruara 81,061
Raste aktive 34,896
Humbje jete 2060
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23271
Fier 2586
Durrës 1635
Vlorë 1606
Shkodër 1318
Gjirokastër 1209
Korçë 910
Lezhë 749
Elbasan 570
Berat 395
Dibër 347
Kukës 300