Nuk vendosën maskë, Policia tjetër rekord gjobash
Policia e Shtetit, ka vendosur një tjetër rekord gjobash për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse. Autoritetet njoftojnë se sot janë gjobitur 844 qytetarë në të gjithë vendin.
Gjithashtu, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.
Po gjatë 24 orëve të fundit nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.