Numër i lartë i të papunëve, ekspertët: Duhet plan afatgjatë
Covid-19, përveçëse po merr jetë në të gjithë botën por po lë të papunë mijëra qytetarë, kryesisht në sektorët e shërbimeve apo ndërmarrjet e prodhimeve fasone. Riintegrimi i të papunëve sërish në tregun e punës mbetet një nga sfidat më të vështira.
Eksperti i punësimit, Erion Muça thotë se kërkesat në treg janë të ulta. Nuk ka pritshmëri as mbi rezultatet e punësimit sezonal të lançuar nga qeveria. Zamira Shehaj, përgjegjëse e Zyrës së Punës në Tiranë thotë se ka aplikime për t’u riintegruar në punë.
Mospërshtatja e kushteve mes punëdhënësit dhe punëmarrësit vijon të mbetet një fenomen ekzistues. Mbi 33 mijë qytetarë mbetën të papunë nga pandemia, në një kohë kur rreth 2000 biznese kanë çregjistruar aktivitetin e tyre.