Numërimi dhe identifikimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ: Kërkojmë fonde
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një shkrese drejtuar Kuvendit ka kërkuar që të ndërhyhet për të vënë në dispozicion fonde në mënyrë që të realizohet procesi i votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit sipas marrëveshjes së 5 qershorit të arritur nga palët politike.
Përmes një shkrese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shkruan se afatet për realizimin e këtij projekte janë në limite.
“Kërkojmë ndërhyrjen tuaj emergjente, për vënien në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të fondeve të domosdoshme. Për impementimin e projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit 2020, në shumën totale 1.248.634.198 lekë.”