Numërimi i votave, Idirizi letër Ambasadave të BE e SHBA në Tiranë

 

Dy ditë pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për përjashtimin e PDIU-së nga grupet e numërimit të votave, Shpëtim Idrizi i është drejtuar me një letër Ambasadave të BE dhe SHBA, ku i vënë në dijeni mbi atë që PDIU e quan vendim antiligjor.

Ndërkohë të mërkurën, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka pritur një përfaqësi të OSBE-ODIHR, ku i ka Iinformuar në lidhje me shkeljen e KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po ndjekim hapat e nevojshëm ligjorë e politike për shfuqizimin e vendimit të KQZ. KQZ na mohoi numëruesin në kundërshtim me përcaktimet e kodit zgjedhor”.
Mësohet se përfaqësuesit e OSBE/ODIHR e kanë mbajtur shënim këtë shkelje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?