Numëruesit e PD e vodhën? Meta mori veç 113 vota në Bashkinë Kavajë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pretendon për parregullsi në procesin e numërimit, duke ngritur dyshimin e tjetërsimit të votave për për të, te kandidatët e tjerë të aleancës në 5 njësitë administrative: Kavajë, Golem, Synej, Helmas dhe Luz i Vogël. Meta në bashkinë e Kavajës ka marrë vetëm 113 vota. Në vitin 2021 partia e tij, në atë kohë Lëvizja Socialiste për Integrim kishte 1118 vota në Bashkinë Kavajë, pra një rënie me mbi 90%. Në qytet (Kavajë) kreu i Partisë së Lirisë ka marrë gjithsej 73 vota, njësinë administrative të Golemit vetëm 26 vota, në Helmes 5, Luz i Vogël 7 dhe Synej vetëm 2 vota.

Rezultati i Ilir Metës në Kavajë

Kavajë 73 vota
Golem 26 vota
Luz i Vogël 7 vota
Helmes 5 vota
Synej 2 vota

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rezultat, kreu i PL renditet i nënti mes 37 kandidatëve të aleancës, ndërsa është lënë me diferencë shumë të madhe pas nga 3 më të votuarit e kësaj bashkie Elton Roshi, që në total numëron 2815 vota, Arnold Kariqi 2133 dhe Loranca Hoxha 1841 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?