Numrat e emergjencës: 126,127,128,129

Automjetet e reja të policisë rrugore(në foto) do të vihen në funksion brenda muajit prill në rolin e patrullës rrugore të kryeqytetit e më pas në të gjithë vendin.

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është duke u testuar salla operative e emergjencave kombëtare e cila do të jetë sallë kordinuese me sallat operative në 12 qarqet e vendit.

Çdo telefonatë e bërë në territorin e Shqipërisë për ndihmë do të kalojë në këtë qendër e cila më pas do koordinojë me spitalin, policinë, zjarrfikësen, rojen bregdetare apo policinë rrugore për të dërguar ndihmën e parë, raporton Report TV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përdorim janë 4 numra ku për tu lidhur me policinë është numri 129, zjarrëfiksen 128, ambulanca 127, policia rrugore 126. Numrin 112 është numri i shërbimeve të emergjencës në të gjithë Europën dhe futja e Shqipërisë në centralin e përbashkët Europian të emergjencave pritet të sjell një përmirësim dhe për shërbimet që i ofrohen të huajve që vijnë në shqipëri qofshin ata turist apo shtetas të cilët kanë nevojë në rast rreziku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?