Numri 20 i frikshëm! Murtaja, kolera, gripi spanjoll dhe sot kornavirusi
Shqipëria, Europa dhe e gjithë bota është në panik nga Covid-19. Gazetari Lufti Dervishi, përmes një postimi në facebook, ka publikuar një foto të sëmundjeve të rënda që morën jetën e milionave njerëzve dhe që të gjitha mbarojnë me numrin 20.
Postimi i plotë
Në rrjetet sociale e veçanërisht në whatsapp po qarkullon një shënim “koincidencë” që rendit që nga viti 1720 një pandemi botërore.
E nis me murtajën më 1720, vijon me kolerën më 1820, me gripin spanjoll më 1920 dhe koronavirusin më 2020.
Asgjë nuk është e saktë me përjashtim të vitit 2020.
Murtaja ka rënë disa herë në botë më e hershmja 3000 vjet para Krishtit. Regjistrohen disa pandemi të kolerës e para nis me 1817. Gripi spanjoll pati kulmin më 1918.
E vetmja gjë “e saktë” që mund të thuhet nga shënimi panikndjellës është se “jeta është e vështirë vetëm 100 vitet e para”.