Numri dy i OFL-së, Artan Shkëmbi dyshohet se çonte mesazhe të koduara për…

Para 7 muajve kaloi filtrat e Vetting-ut, ku doli i pastër në aspektin profesional, moral dhe për atë pasuror por partnerët e huaj kanë zbuluar lidhje të numrit dy të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi me dekonspirim të operacioneve dhe përfshirje në korrupsion. Sipas ”Ora News”, Artan Shkëmbi ka përdorur një program të koduar për dërgimin e mesazheve lidhur me një hetim për trafik droge të nisur nga Gjermania të shtrirë dhe në Shqipëri. Rezulton se ka përdorur programin me pagesë për të nxjerrë të dhëna për rastin në fjalë. Ai pritet të dalë të mërkurën (nesër) para gjykatës. “Encrochat” është sistem me pagesë që lejon shkëmbimin e mesazheve të transkriptuara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi.

Menjëherë në postin e zv/drejtorit të OFL-së vjen oficeri Hekuran Bregu, i cili është komanduar pas pezullimit të Shkëmbit. Bregu është një oficer me eksperiencë ne hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko-financiar. Hetimet ndaj Shkëmbit janë ndjekur me metoda speciale ndërsa pritet që në përfundim të tyre të vendoset edhe për fatin e Shkëmbit që me këto akuza rrezikon një përballje të fortë me ligjin. Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit ndërsa më herët Artan Shkëmbi ka mbajtur edhe postin e kreut të strukturës “Forca e Ligjit” që u shkri për t’i hapur rrugë OFL-së. Policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani. Mësohet se autoritetet gjermanë kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL-së në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hetim nga gjermania.

Akuza e ngritur nga SPAK është shpërdorim detyre dhe nxjerrje sekreti, ndërsa hetimi po vijon, ndërsa masa e marrë është paraprake për t’i hequr oficerit të policisë çdo kontakt me informacionet sensitive. OFL prej janarit 2020 ka mbi 200 procedime të hapura mes tyre 80 kërkesa për sekuestrim pasurie, 9 për heqje sekuestro, 30 çështje për zgjatje të afateve të sekuestrove dhe 42 çështje për konfiskim pasurie ndaj personave të skeduar. Informacionet këto që kanë kaluar edhe nëpërmjet numrit dy të operacioni Forca e Ligjit, i cili nga kjo e hënë do të qëndrojë jashtë radhëve të policisë deri në përfundim të hetimit nisur ndaj tij për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor.

Në janar të këtij viti, nisi me bujë të madhe Operacioni Forca e Ligjit por që po rrezikon të ligjërojë përfundimisht pronat që posedojnë personat të cilëve policia e shtetit po u dërgon letër periodikisht çdo ditë. Sipas të dhënave të publikuara nga Gjykata e Posaçme, Gjykata ka konfiskuar vetëm 10 për qind të pasurive të hetuara nga policia në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, e thënë ndryshe vetëm 42 pasuri, pjesa më madhe automjete.

SHKARKO APP