Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani gati 8 herë më i lartë se në 2014
Shifrat gjermane tregojne se numri i azilkërkuesve nga Shqiperia nuk është zvogëluar si në rastin e shtetasve nga Kosova por përkundrazi është rritur.
Nga një krahasim i shifrave zbulohet se gati janë 8-fishuar kërkesat për azil të shqiptarëve në periudhën janar- gusht 2015, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vijojmë të renditemi të dytë pas sirianëve.
Shifrat e bëra publike nga ministria e Brendshme gjermane tregojnë se është rritur edhe numri i azilkërkuesve në gusht të këtij viti në krahasim me korrikun.
Janë 8 306 kërkesa për azil nga shqiptarët për muajin gusht, kundrejt 7 6 33 kërkesa në muajin korrik 2015. Ndërkohë 10 440 janë kërkesa të azilkërkuesve nga Siria.
Azilkërkuesit shqiptarë janë një fenomen që vijon e shqetëson Gjermaninë, e angazhuar të pranojë strehimin e emigrantëve vendet e origjinës të së cilëve janë në luftë.
KOHA JONË SONDAZH

