Numri i të vdekurve nga tërmeti i sotëm 7.7 ballë mund të shkojë deri në 100 mijë veta

Një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter ka goditur Mianmarin të premten (28/3), duke sjellë panik dhe shkatërrime masive në të gjithë rajonin. Epiqendra e tij u regjistrua në rajonin Sagaing, pranë qytetit të dytë më të madh të vendit, Mandalay, ndërsa dridhjet u ndjenë deri në Bangkok, duke detyruar njerëzit të braktisin ndërtesat nga frika.
Mianmari shtrihet në një nga zonat sizmikisht më aktive të planetit, pasi ndodhet në kufirin e pllakës tektonike indiane dhe asaj euroaziatike.
USGS ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të variojë midis 10,000 dhe 100,000, ndërsa humbjet ekonomike mund të arrijnë deri në 70% të PBB-së së vendit. Një nga faktorët kyç është se infrastruktura në zonën e goditur nuk është ndërtuar për t’i rezistuar tërmeteve të mëdha.