Nuredin Dumani rrëfen edhe si e nisi ”profesionin”: Grabita 8 kg flori dhe 30 ora

Dëshmitë dhe rrëfimet nga Nuredin Dumani janë ideale për filma aksion, por në realitet të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria. Në dëshminë e tij të bujshme, ai tregon edhe për kohën kur ka kryer grabitjen e parë në një argjendari.

Duamni kujton vitin e largët 2010, ku së bashku me disa persona të tjerë, përfshi edhe Talo Çelën, kanë kryer grabitjen e argjendarisë. Ai tregon se ka arritur të grabisë 8.3 kg flori dhe 30 ora, të cilat më pas i kanë shitur në Korçë, 12 mln lekë të vjetra një kilogram flori.

”Organizator ka qenë Gentian Sharra dhe neve na mori Talo Çela. Ne pritem (unë dhe Ilir Feçi) këtë zotëri që kishte florinjtë e kam goditur unë i pari me levë hekuri, mbas qafe ose në kurriz të njëjtën gjë bëri dhe Iliri, mua me ra leva nga dora. Kam marrë një nga çantat. Informacionin e kishte Gent Sharra. Kanë qenë 2 çanta një e kam marrë unë tjetrën e ka marr Ilir Feçi. Talo Çela po na priste tek makina me Gent Sharrën shoqërues, këto ishin për mbrojtje. Kishim një makin bënz blu e errët, nuk jam i sigurt për ngjyrën, tipi 200-250”, ka dëshmuar Dumani.

SHKARKO APP