Nusja dhe vjehrri rrihen në Durrës, denoncojnë njëri-tjetrin në polici

Dramatike, por disi edhe qesharake është historia e fundit brenda një familje në Durrës.

Mes vjehrrit dhe nuses ka pasur një “përleshje” fizike dhe psikologjike, por  herën e fundit sherri ka pasur përmasa më të frikshme, aq sa të dy palët janë dëmtuar dhe kanë përfunduar në polici, për të denoncuar njëri-tjetrin.  

Ndaj nuses 29 vjeçare J.K., dhe vjehrrit të saj Sh.K., 72 vjeç, banues në Durrës ditën e djeshme është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Kuptohet që pas sherrit, nga mosha, ishte nusja ajo që shkoi e para në komisariat dhe ka denoncuar vjehrrin për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Pas denoncimit, ndaj saj është lëshuar menjëherë urdhri i mbrojtjes.

Edhe i moshuari ka denoncuar pak momente më vonë dhunën e ushtruar nga nusja e djalit të tij dhe në këto kushte policia, e gjetur disi e befasuar, ka lëshuar urdhër mbrojtje edhe ndaj 72- vjeçarit.

I moshuari jetonte në një shtëpi me djalin dhe nusen e tij në fshatin Romanat të Durrësit dhe prej kohësh konfliktoheshin mes tyre. Sherri mes tyre ndodhte shpesh kur djali i 72- vjeçarit dhe bashkëshorti i së resë nuk ndodhej në shtëpi.

SHKARKO APP