Nusja e djalit u infektua nga koronavirusi në fasoneri, vjehrri kërkon ndihmë nga shteti

Nusja e djalit të Muratit nga Fushë-Mamurrasi është infektuar në një fasoneri në Krujë nga koronavirusi.

Ai bën të ditur për ABC News se familja është distancuar dhe e prekura është izoluar në një prej dhomave të shtëpisë.

Nusja e djalit e mësoi lajmin disa ditë pasi puna u mbyll.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kanë thënë që nuk do shkojë në punë. Ajo po qëndron në dhomë më vete”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Murati jeton në një tjetër banesë dhe tregon për gjendjen e saj shëndetësore.

“Rri në shtëpi më vete. Nuk ka asnjë shenjë, është mirë. Nuk ka as temperaturë, asgjë ska”.

Përhapja e Covid 19 në këtë fshat, ka alarmuar dhe banorët e tjerë, që siç duket e nga pamjet pak qarkullojnë nëpër rrugë.

“Po qe për shtetin na ka lënë në rrugë të madhe. Masat i ka marrë populli vetë ishalla vjen shteti bën ndonjë tampon”.

Fushë Mamurrasi është fshati i Kurbinit me 7000 banorë që janë të trembur nga infektimi nga virusi i ri dhe po përpiqen që të mbrohen sadopak, duke mos frekuentuar të afërmit e tyre.

Nusja e djalit ju infektua nga covid-19 ne nje fasoneri ne Kruje, Murati: Po qendron ne shtepi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?