Nusja vr*u veten, vjehrri: Djali e kapi në gabime, ka futur shumë njerëz për çështje inati

Bardha Pali para se të merrte aktin ekstrem, publikoi disa mesazhe ku hedh akuza të rënda ndaj bashkëshortit të saj. Vjehrri i saj, ka deklaruar se i biri dhe 47-vjeçarja ishin ndarë prej disa muajsh pasi Ilir Pali “e ka kapur në gabim”. Pra fajin për vetëvrasjen e së ndjerës, ja lë asaj. Për ”News 24”, Kadri Pali u shpreh se lajmin për vetëvrasjen e nuses së djalit të saj e mori vesh përmes telefonit.

”Ishin ndarë prej 6 muajsh, i kishte kapur disa gabime. Herën e fundit kemi folur para 2 muajsh, këtë gjë e mbajti të mbyllur. Ai e ka kapur në gabim, ndaj djali vendosi të ndahej. Konfirmoj që ka pasur lidhje tjetër për inatin e burrit.

Bardha jetonte me djalin dhe nusen e tij, ndërsa Iliri jetonte vetëm në qytet. Nuk e kam ditur që ishin ndarë, tani e kam mësuar. Para dy muajsh kur erdhi tek unë në fshat, nuk shfaqi asnjë shenjë. Ajo punë që ka bërë ajo është e turpshme. Ka futur shumë njerëz, për çështje inati, e konfirmon edhe djali i saj. Dilte pinte andej duhan dhe s’pyeste”, tha ai.

SHKARKO APP