“Nxehet” Basha, heq xhaketën live në emision (FOTO)
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur krejt ndryshe një intervistë televizive.
Teksa nisi të fliste, lideri i PD-së ndau një shqetësim që kishte të bënte me temperaturat në studio, që sipas tij ishin shumë të larta dhe se ai kishte vapë.
I ftuar në ‘Open’, Basha kërkoi që të hiqte xhaketën e tij, ndërsa moderatorja Eni Vasili i kujtoi që të kishte kujdes mikrofonin. Pasi u rehatua, Basha vijoi me bisedën në studio, ndërsa e gjithë skena u shoqërua me humor.
KOHA JONË SONDAZH





