Nxënës dhe në bagazhin e furgonit, arrestohet 38-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shofer furgoni, i cili transportonte nxënës shkolle jashtë kapaciteteve të lejuara, madje, duke i futur dhe në bagazhin e mjetit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar Klodian Ljaftiu, 38 vjeç.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore për të ndaluar, madje ka tentuar të largohet në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë, por është kapur menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka rezultuar se Llaftiu nuk dispononte as leje drejtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?