Nxënës dhe prindër, shqetësime për mësimin online: Nuk ka rezultat

Mësimi online ka shkaktuar jo pak probleme për nxënësit. Edhe pse bashkëpunimi me mësuesit përmes internetit konsiderohet si zgjidhja më e mirë për situatën e vendit, prindërit shprehen se fëmijët nuk po arrijnë të përthithin materialet. Madje shumë theksojnë se nuk kanë mundësi për të marrë materialet.

Pas mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit, që prej 11 marsit mësimi po zhvillohet virtualisht.

Por edhe pse për prindërit apo vetë nxënësit nuk shikohet si një zgjidhje, sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit kjo situatë pritet të vazhdojë.

Mësimi realizohet përmes Whatsapp-it, google classroom-it apo zoom-it. Si pasojë e implementimit për herë të parë ka krijuar vështirësitë e veta.

Ajo çfarë i shqetëson më shumë prindërit është fakti se kjo mënyrë i ka ngarkuar dhe ua ka vështirësuar më shumë mësimet fëmijëve të tyre.

“Nuk është efektive. Tani sa është aplikuar në Shqipëri dhe e kanë shumë të vështirë”.

“Janë shumë të ngarkuar fëmijët”.

“Djalin e kam pasur në shkollë të 10, tani është out. Nuk merr informacion fare, vetëm stresohet”.

Në disa raste provimet janë dërguar përmes Whatsapp-it dhe më pas janë dorëzuar me po të njëjtën mënyrë pas afatit të vendosur nga mësuesi.

“Edhe testet online, 45 minuta”.

“I japim provimet me anë të Whatsapp-it, i bëjmë foto dhe ja dërgojmë zyshës prapë në Whatsapp”.

Kjo mënyrë ka bërë që shumë nxënës të përjashtohen nga mësimmarrja, pasi jo të gjithë kanë mundësi apo akses në internet.

“Nuk i kanë kushtet”.

Edhe vetë studentët nuk e shohin si një zgjidhje të mundshme.

“Nuk ka fare sukses, nuk po i kuptojmë fare mësimet. Është shumë e vështirë”.

Ky vit shkollor po përballet me një sfidë të vështirë pas përhapjes së koronavirusit.

Prej datës 10 mars mësimi u ndërpre, ndërsa ende nuk ka një afat për rifillimin.

SHKARKO APP