Nxënës nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në panairin “Art, Zeje dhe Sport”, për 80-vjetorin e Çlirimit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot, në 80-vjetorin e Çlirimit, se qindra nxënës nga shkolla të ndryshme në të gjithë Shqipërinë u angazhuan në panairin “Art, Zeje dhe Sport” duke i dhënë një kuptim të veçantë kësaj dite të shënuar. Përmes punimeve artizanale, pikturave dhe krijimeve unike, nxënësit i prezantuan këto punime në panairet e tyre të organizuara në shkolla, bashkë me performancat kulturore dhe sportive në kuadër të kësaj dite.

“Gëzuar 80-Vjetorin e Çlirimit! Kësaj dite të rëndësishme për kombin tonë, nxënësit nga e gjithë Shqipëria i dhanë një kuptim të veçantë me panairin “Art, Zeje dhe Sport.” Nga ekspozitat, artet tradicionale dhe zejet, te performancat kulturore dhe sportive, ky aktivitet ishte një festë e trashëgimisë dhe kulturës sonë kombëtare”, shprehet ministrja në postimin në Facebook.

Një galeri fotosh të ndryshme, nga punimet dhe organizimet në shkollat në të gjithë vendin me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit vijnë si një dëshmi se nxënësit i janë bashkuar kësaj nisme duke sjellë krijime unike dhe të veçanta.

SHKARKO APP